Misioni dhe vizioni

Misioni

Kultivimi i vlerave universale në shoqërinë shqiptare, me theks të veçantë tek të rinjtë si projektues të së ardhmes dhe rimëkëmbës të trashëgimisë islame.

 

Vizioni

Një shoqëri e drejtë dhe e ekuilibruar, ku mbizotërojnë vlerat shpirtërore, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjelltë.

 

Objektivat

1- Të kontribuojë në përtëritjen e besimit në një Zot dhe në pasurimin e vlerave morale tek populli dhe posaçërisht tek rinia shqiptare. (Besimi dhe morali)

2- Të kontribuojë në ngritjen akademike dhe aftësimin profesional të rinisë shqiptare. (Arsimi dhe aftësimi profesional)

3- Të nxisë intelektualët shqiptarë për t’u angazhuar realisht në rizgjimin dhe forcimin e vetëdijes kombëtare. (Vetëdija kombëtare)

4- Të kontribuojë në zhvillimin e kulturës së përgjegjshmërisë qytetare për përmirësimin e jetës së komunitetit dhe të mjedisit urban. (Përgjegjshmëria shoqërore)

5- Të kontribuojë në zhvillimin e mundësive dhe alternativave që i shërbejnë kultivimit të vlerave universale të lirive dhe të të drejtave të njeriut. (Të drejtat njerëzore)