Ardhmeria ne shifra

Shoqata Kulturore “Ardhmëria” përfaqëson një mision të trupëzuar në veprimin e përbashkët që pareshtur synon atë të ardhme të pacak, që i përket gjithmonë të nesërmes dhe që do të jetë shtëpi për brezat që do të vijnë.

Prej vitesh kjo shoqatë kontribon në kultivimin e vlerave të shoqërisë sonë. Ardhmëria numëron rreth 1100 takime edukative si dhe ka vlerësuar 90 studentë ekselentë.

Mbështetja financiare është  e rëndësishme për studentin në rrugën e gjatë të dijes ndaj  dhe Ardhmëria nuk ka harruar të mendojë për këtë duke I mbështetur studentët me plot 1350 bursa.

Në kuadër të programit edukativ dhe kulturor shoqata ka zhvilluar 50 kampingje dhe 75 eskursione.

Kultura zë një pjesë të rëndësishme në axhendën e Ardhmërisë e cila ka realizuar 120 dokumentare, ka botuar rreth 50000 kopje librash dhe ka shkruar 3000 artikuj në internet.