Historiku

Shoqata kulturore “Ardhmëria” u themelua zyrtarisht më 15 nëntor të vitit 2001, si një organizatë jofitimprurëse që vepron në kuadër të parimeve dhe normave rë rendit juridik të Republikës së Shqipërisë dhe që respekton të drejtën ndërkombëtare.

Megjithatë, fillesat e punës studentore dhe përçimi i frymës që më pas do të trupëzohej në misionin e shoqatës është më i hershëm se kaq.

Qysh nga krijimi i shoqatës, objektivat e saj ishin të prekshme dhe dëshira e brezit të parë të aktivistëve për ti parë ato objektiva në realitet, ishte e madhe.

Ndër vite shoqata vazhdimisht ka zgjeruar boshtin e aktiviteteve dhe nismave të saj, shoqëruar kjo paralelisht edhe me rritjen e numrit të përfituesve të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë.

Shoqata ka ndryshuar disa herë selinë e saj për t’ju përgjigjur kërkesave gjithmonë e në rritje të studentëve dhe të interesuarve që ndjekin aktivitetet e saj si dhe për të plotësuar nevojat e brendshme për administrim efektiv dhe në kushte sa më të përshtatshme. Stafi i shoqatës është shtuar dhe cilësia e administrimit të projekteve të ndërmarra nga shoqata është përmirësuar, falë një përvojë të çmuar 15 vjeçare.