Ekskursion në Krujë | Departamenti i Shkollave të Mesme

Organizimi i këtij udhëtimi në qytetin e Krujës i mundësoi të rinjve pjesëmarrës bashkëveprimin dhe rritjen e rrethit të tyre social, njohjen e historisë dhe traditave të shoqërisë shqiptare në vendin që vizituam dhe njohjen më të afërt me Ardhmërinë dhe mënyrën e saj të organizimit. Diskutimet e hapura joformale janë pjesë e pandashme e ekskursioneve të tilla, prandaj edhe në këtë të fundit mundësuan krijimin e lidhjeve të ngushta, pse jo të vazhdueshme, të këtyre gjimnazistëve me Shoqatën Kulturore Ardhmëria.

Gjatë udhëtimit patëm mundësinë e mirë të bashkëbisedimit nën shoqërinë e Krujës së vjetër. Momentet e mëposhtme shfaqin më së miri interaktivitetin dhe kohën e mirë që kaluam me grupin e gjimnazistëve.

Na ndiqni në:

Leave A Comment