resized_dsc_0019Çdo njeri, kush më shumë dhe kush më pak, është i lidhur me bankat dhe me sistemet financiare.

Nuk është e thënë të jesh financier apo ekonomist për tu njohur sesi funksionon një sistem bankar, cilido qoftë ai.

Për një qasje tjetër dhe një sistem bankar ndryshe nga ai që kemi njohur, Ardhmëria organizoi seminarin “Financa dhe Bankat Islame”.

Ky seminar u udhëhoq nga prof. Jusuf Abdullah Rashidi nga Kuvajti, i cili përpos qasjes teorike të këtij sistemi bankar solli dhe eksperiencat e vendeve që e implementojnë sistemin bankar islam.

Paraqitja e këtij sistemi ndryshe, përcolli shumë interes tek të pranishmit. Duke njohur problematikat e bankave aktuale, mënyra islame e sistemit të financave dhe bankave sjell një siguri më të madhe për individin.

Na ndiqni në:

Leave A Comment