resized_doan-daniKështu e ka nisur diskutimin për promovimin e librit të tij “Shpikja e Mesjetës”, autori Doan Dani.
Të ftuar në panel për të diskutuar mbi librin ishin:

Enis Sulstarova, i cili foli për mitin politik të kthimit në Europë dhe Mesjeta.

Fatos Lubonja, i cili foli për nevojën që kishte regjimi komunist për Mesjetën dhe çfarë ai kishte parë të veçantë te libri i autorit.

Elvis Hoxha, i cili pasi përgëzoi autorin për librin e ngriti referimin e tij mbi temën “Histori pa humbje”. Pjesë e diskutimit u bënë dhe të ftuarit të cilët sollën reflektimet dhe pyetjet e tyre mbi këtë libër.

Shpikja e Mesjetës, është libri i parë i autorit Doan Dani.

 

*Doan Dani, ka mbaruar studimet në Universitetin e Shkodrës në degën Histori-Gjeografi. Më pas është diplomuar në Universitetin e Torinos, në fakultetin e Letërsi-Filozofisë, për Shoqëri dhe Kultura Europiane. Në të njëjtin universitet ka përfunduar masterin për Shkenca historike dhe dokumentare, me profilizim në medievistikë.

Na ndiqni në:

Leave A Comment