13230296_1142864865757756_1328116329346603601_nPas rritjes së numrit të emigrantëve në Evropë, të cilët vinin nga vendet lindore, u përhap dhe më shumë islamofobia në rrugët evropiane.

Ky ishte një fenomen shqetësues që po ndodhte, pasi nuk përfshinte vetëm muslimanët e rinj që kishin emigruar por edhe ata të cilët kishin kohë që ishin vendosur në kontinentin e vjetër.

Pas disa ngjarjeve jo fort të këndshme që kishin ndodhur në vende të ndryshme të evropiane, ku shkaku kryesor ishte islamofobia, organizatata e europiane “FEMYSO”, ndërmori një trajnim një javor për të luftuar këtë fenomen. Pjesë e këtij trajnimi ishin dhe disa aktivistë të Ardhmërisë.

Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishtë mënyra sesi njerëzit mund të advokonin ndaj islamofobisë, pasi ky fenomen përfshin në të njëjtin rreth të gjithë muslimanët kudo që jane.

Edhe pse në vendin tonë diçka e tillë nuk është shumë e përhapur, u përfitu dije sesi 13239399_1143228469054729_5463681516930886145_nmund të parandalohej ky fenomen negative nëse një ditë do të godiste shoqërinë tonë. Aktivistët tanë u ballafaquan me pasojat që sillte islamofobia në shoqëri dhe duke u njohur me eksperiencat  reale të disa prej pjesëmarrësve të tjerë, u përfitua një informacion i madh sesi fenomene të tilla mund të ndryshonin përgjithmonë jetën e një individi dhe sesi në çdo kohë duhet të bëjmë mbrojtjen e kauzave të caktura që prekin të drejtat dhe liritë e individëve, që janë shprehur në “Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Na ndiqni në:

Leave A Comment