14500787_10157795816050112_3251045689601226465_oNën moton, Ramazani, muaji i Reflektimit, u zhvillua nw ambjentet e Tirana International Hotel, simpoziumi i  përvitshmëm për të pritur këtë muaj të shenjtë.

Në ligjërimin e teologëve, Sabaudin Jashari, Nasuf Hoxha, Halil Avduli dhe Vladimir Kera, pjesëmarrësit morën mesazhe mbi rëndësinë dhe vlerat e agjërimit gjatë këtij muaji të shenjtë.

Ligjëruesit i kushtuan  rëndësi të veçantë marrëdhënies së njeriut me Zotin, meditimit dhe falenderimit ndaj Tij.

Një vëmendje e veçantë iu  kushtua dhe punëve të mira si dhe vlerat e mëdha që marrin  gjatë muajit të Ramazanit.

Atmosferës së  takimit për mirëpritjen e Rama14435213_10157795817590112_1071002759843051586_ozanit, i është bashkuar dhe kryetari i shoqatës Z. Tahir Zenelhasani, i cili në fjalën e tij përshëndetëse uroi pjesëmarrësit për ardhjen e këtij muaji të begatë dhe i ftoi ata  të përfitojnë sa më shumë nga mirësitë e pafunda që ky muaj ofron.

Muaji i Ramazanit, i mundëson besimtarëve muslimanë të reflektojnë me veten e tyre. Në këtë muaj konsolidohet vetkontrolli dhe përgjegjshmëria ndaj të drejtës dhe të padrejtës, ndaj të mirës dhe të keqes, ndaj të vërtetës dhe të pavërtetës.

Na ndiqni në:

Leave A Comment