p1900764
I cilësuar si një ndër qytetet më të vjetra, Prizreni, shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte më parë bregdetin verior të tokave shqiptare  me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Nën hijeshinë e këtij qyteti, studentët e trajnimit të Shkencave Humane do zhvillonin një diskutim rreth librit “E pafilozofuara” e autorit Hysamedin Feraj.

Pas një diskutimi të gjatë me pyetje dhe përgjigje ishte momenti i një vizite në qytet.

E filluam me shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, si një ndër vendet historike kryesore për të vazhduar me tej dhe me shëtitjen në qytet.

Por, nuk mund të shkosh në Prizren dhe të mos vizitosh:

Kalanë e Prizrenit, e cila është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren si dhe konsiderohet si simboli i  qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës.p1900785

Xhaminë e Gazi Mehmed Pashës apo xhamia e Bajraklisë, e cila, është xhamia qendrore e Prizrenit nga 36 xhamitë ekzistuese. Xhamia e Bajraklisë për besimtarët është e një rëndësie të veçantë. Në të mbahen të gjitha aktivitetet fetare  të cilat nuk janë ndërprerë as gjatë luftës dhe bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Na ndiqni në:

Leave A Comment