p1870294Dhuna në familje është një ndër fenomenet më të mëdha që po has  shoqëria sot.  Fenomen ky që, fatkeqësisht, çdo ditë e më shumë po shtohet në masë duke sjellë pasoja të mëdha.

Për të sjellë një tablo të realitetit të sotëm si dhe për të sensibilizuar shoqërinë për këtë fenomen negativ, Ardhmëria dhe Strehëza për Gra dhe Vajza të Dhunuara , nëpërmjet zërit të të rinjve sollën teatrin shëtitës “fa-mi-lja”.

Ky teatër kishte si qëllim sensibilizimin e shoqërisë për këtë fenomen që po përhapet çdo ditë e më shumë, duke patur si protagonist vetë të rinjtë.

Nën interpretimin e gjimnazistëve të Ismail Qemalit,  Dejvis Nikollaj, Jetmira Kasemi, p1870555Demir Boraj, Kristian Gjika, Lidja Jahollari dhe Vivian Sheshi ky teatër solli historinë e një familje shqiptare të prekur nga dhuna  në familje që pas shumë peripecish arriti bënte ballë dhe ta denonconte këtë dhunë.

Premiera u zhvillua në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe më pas do të vazhdonte dhe në tetë gjimnaze të Tiranës, Ismail Qemali, Abdullah Keta, Petro Nini Luarasi, Ekonomiku, Bajram Curri.

Shfaqjet u shoqëruan më pas dhe me diskutime të ndryshme nga gjimnazistët , të cilët shprehën opinionet e tyre mbi këtë fenomen.

Na ndiqni në:

Leave A Comment